KUSHTET E PËRGJITHSHME QË APLIKOHEN PËR FAQEN E INTERNETIT TË KONTROLLIT teknik TË AUTOMJETEVE

Nëpërmjet këtij informacioni njoftohen përdoruesit e Faqes së Internetit të Kontrollit Teknik të Automjeteve se kjo faqe interneti publikohet dhe menaxhohet nga SGS GROUP MANAGEMENT SA, një Kompani me seli të regjistruar në adresën: 1 Place des Alpes, 1211 Geneva 1, Zvicër. Shërbimi për klientët për këtë faqe interneti mund të kontaktohet përmes e-mailit në: automotive@sgs.com

1. Objekti

Objekti i këtyre Kushteve të Përgjithshme është, nga njëra anë përcaktimi i kushteve dhe parimeve sipas të cilave SGS vë në dispozicion për Përdoruesit faqen e internetit të KONTROLLIT TEKNIK TË AUTOMJETEVE në faqen www.SGS.COM dhe, nga ana tjetër, përcaktimi i mënyrës së aksesimit dhe përdorimit nga Përdoruesit të Shërbimeve, të përcaktuara këtu, të disponueshme në faqen e internetit të KONTROLLIT TEKNIK TË AUTOMJETEVE.

SGS vë në dispozicion të Përdoruesve aksesimin e një platforme të përbashkët informacioni duke mundësuar informim mbi Kontrollin e detyrueshëm Teknik të Automjeteve, listën e Qendrave të Kontrollit Teknik të automjeteve ku përdoruesi mund të sjellë automjetin e tij për kontroll, një formular kontakti/ankese për të kërkuar informacion apo për të bërë ankesa, një sistem rezervimi online dhe njoftues elektronik falas për kontrollin e radhës të automjetit tuaj.

2. DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Pranimi i këtyre Kushteve të Përgjithshme do të nënkuptojë që Përdoruesit kanë kapacitetin e nevojshëm ligjor dhe nëse jo, kanë autorizimin e një kujdestari, apo janë të autorizuar të veprojnë në emër dhe për llogari të një personi juridik. 

3. KUSHTET E PËRGJITHSHME TË PAJTIMIT TEk SHËRBIMET e ofruara

Për t'u pajtuar te Shërbimet e ofruara në këtë Faqe Interneti, Përdoruesit duhet të ndjekin udhëzimet e dhëna në:

  • formularin e kontaktit/ankesës që gjendet në këtë faqe interneti.
  • formularin online të rezervimit që gjendet në këtë faqe interneti.
  • njoftuesin falas që gjendet në këtë faqe interneti.

Përdoruesit marrin përsipër t'i komunikojnë SGS-së informacion të saktë dhe të përditësojnë të dhënat e tyre menjëherë pas çdo ndryshimi të tyre. SGS nuk do të jetë përgjegjëse në rast se nuk është njoftuar për ndryshimet e rrethanave të Përdoruesit.

Pajtimi në rezervimin online do t'i transmetohet qendrës përkatëse të SGS. Përdoruesi do të kontaktohet nga SGS për të konfirmuar nëse mund të plotësohet kërkesa për rezervimin. Kërkesa për rezervim nuk përbën një rezervim të konfirmuar deri në momentin që ju do të kontaktoheni nëpërmjet e-mailit ose telefonit nga SGS për të konfirmuar rezervimin tuaj. SGS nuk do të mbajë asnjë përgjegjësi për mostransmetimin apo për gabimet në transmetimin e informacionit të dhënë në formular tek Qendra përkatëse e Kontrollit Teknik të Automjeteve.

Pajtimi për njoftuesin falas të kontrollit të radhës është i vlefshëm deri në datën e vlefshmërisë së Kontrollit Teknik të automjetit. Dërguesit që është pajtuar tek ky shërbim do t'i dërgohet një njoftim me e-mail të paktën 10 ditë përpara përfundimit të vlefshmërisë së kontrollit të automjetit në mënyrë që përdoruesi të jetë në dijeni të përfundimit të vlefshmërisë së kontrollit teknik aktual dhe të ketë mundësi të marrë masat e nevojshme për të rezervuar kontrollin teknik të radhës.

SGS mund pezullojë ose përfundojë pajtimin në rast se Përdoruesi nuk respekton rregullat e përdorimit të faqes së internetitit të KONTROLLIT TEKNIK TË AUTOMJETEVE siç përcaktohet në këto Kushte të Përgjithshme.

5. DISPOZITAT në lidhje me regjistrimin

Duke u pajtuar tek shërbimet e ofruara në këtë Faqe Interneti, Përdoruesi merr përsipër të komunikojë të dhëna të sakta. Në rast se SGS nuk merr të dhëna të sakta nga Përdoruesi, Përdoruesi nuk do të marrë përgjigje për pyetjen/ankesën e tij, kërkesën për rezervim apo njoftimin falas.

SGS mund pezullojë ose përfundojë pajtimin në rast se Përdoruesi nuk respekton rregullat e përdorimit të faqes së internetit të KONTROLLIT TEKNIK TË AUTOMJETEVE siç përcaktohet në këto Kushte të Përgjithshme.

6. KUSHTET E PËRGJITHSHME TË PËRDORIMIT TË FAQEs sË INTERNETIT TË KONTROLLIT teknik TË AUTOMJETEVE

Përdoruesit marrin përsipër pa asnjë kufizim apo rezerva:

  • Të përdorin shërbimet e ofruara nga SGS në përputhje me këto Kushte të Përgjithshme;
  • Të respektojnë të gjitha të drejtat e palëve të treta;
  • Të respektojnë të gjitha dispozitat ligjore apo rregullatore në fuqi.

Përdoruesit do të jenë në të gjitha rastet përgjegjësit e vetëm për të dhënat e komunikuara. Ata do të jenë përgjegjësit e vetëm për veprimet e tyre të ndërmarra në kuadër të përdorimit të Shërbimeve dhe do të mbajnë përgjegjësi përpara gjykatave.

7. informacion në lidhje me MBROJTJEn e TË DHËNAVE PERSONALE

Përdoruesit do të kenë të drejtën e lirë dhe të pakufizuar të japin informacion personal. Dhënia e këtij informacioni personal nuk është i domosdoshëm për të naviguar në faqen e internetit. Megjithatë, pajtimi në shërbimet e Faqes së Internetit kërkon grumbullimin nga ana e SGS të një numri të caktuar të dhënash personale mbi Përdoruesit. Përdoruesit që nuk dëshirojnë të japin informacionin e kërkuar për përdorimin e Shërbimeve të ofruara nga kjo Faqe Interneti, përveç krijimit të një hapësire personale, aty ku kjo aplikohet, nuk mund të përdorin shërbimet e ofruara nga SGS dhe as të krijojnë kërkesa në këtë Faqe Interneti.

Të dhënat e grumbulluara kërkohen për të mundësuar administrimin e duhur dhe të përshtatshëm të shërbimeve të ofruara në këtë Faqe Interneti dhe respektimin e detyrimeve kontraktore të SGS-së. Këto të dhëna ruhen nga SGS vetëm për këtë qëllim dhe SGS angazhohet të mos i përdorë këto të dhëna për qëllime të tjera dhe as t'ia komunikojë palëve të treta pa miratim paraprak nga Përdoruesit dhe vetëm për ato qëllime që parashikohen me ligj.

Të dhënat e të gjithë përdoruesve të pajtuar në këtë Faqe Interneti ruhen për një afat njëvjeçar, i cili është vlerësuar si afat i arsyeshëm dhe i nevojshëm për administrimin e duhur dhe të përshtatshëm të faqes e internetit dhe për përdorimin normal të të dhënave. Këto të dhëna ruhen në kushte të sigurta në përputhje me praktikat aktuale teknike.

Përdoruesit kanë të drejtën të kundërshtojnë, të kërkojnë të dinë, të përdorin dhe të ndryshojnë të dhënat e tyre personale. Për të mundësuar këtë është e nevojshme të bëhet një kërkesë pranë SGS, duke dërguar e-mail në adresën: automotive@sgs.com. Asnjë nga të dhënat personale të grumbulluara nuk do të dërgohet jashtë vendit.

Gjithashtu, SGS rezervon të drejtën të grumbullojë adresat publike IP (Internet Protocol) të të gjithë Përdoruesve. Grumbullimi i adresës IP do të kryhet në mënyrë anonime, do të ruhet për të njëjtin afat si të gjitha të dhënat personale dhe do të përdoret vetëm për të garantuar administrimin e duhur dhe të përshtatshëm të shërbimeve të ofruara në këtë Faqe Interneti. Adresa IP i korrespondon një serie numrash individualë që lejojnë identifikimin unik të një kompjuteri në rrjetin e internetit.

SGS është e detyruar t'i komunikojë Policisë (pas paraqitjes së një kërkese të ligjshme) apo çdo personi (i pajisur me një vendim gjykate për këtë arsye) të gjitha të dhënat personale që i përkasin cilitdo Përdoruesi. Adresa IP e kompjuterit tuaj mund të referohet me identitetin aktual të anëtarit të pajtuar siç është e regjistruar nga OSHI (Ofruesi i Shërbimit të Internetit).

8. kufizimi i PËRGJEGJËSIve të SGs NË KUADËR TË PËRMBUSHJES SË Detyrimeve të KËSAJ KONTRATE

SGS do të përpiqet t'i ofrojë Shërbimet e saj 24 orë në ditë, 7 ditë në javë. Megjithatë, për të gjitha shërbimet e ofruara, Përdoruesit bien dakord që SGS do t'i nënshtrohet detyrimit vetëm sipas mundësive në dispozicion. Përdoruesit pranojnë gjithashtu se në kushtet aktuale teknike dhe në mungesë të garancive nga operatorët e telekomunikimit ose prodhuesit e programeve kompjuterike, nuk mund të garantohet disponueshmëria e pandërprerë e Shërbimeve. Gjithashtu, SGS mund të pezullojë, në çdo kohë dhe pa njoftim paraprak Shërbimet e saj për arsye mirëmbajtjeje apo përditësimi.

Në rast pamundësie për të përdorur faqen e internetit për shkak të problemeve teknike apo problemeve të tjera të çfarëdolloj natyre, Përdoruesit nuk mund të pretendojnë të drejtën për kompensim.

9. TË DREJTAT E PRONËSisë INTELEKTUALE NË LIDHJE ME INFORMACIONIN E PUBLIKUAR NË KËTË FAQE INTERNETI

I gjithë informacioni në këtë Faqe Interneti përfshirë hartat e vendosura online dhe raportet përkatëse, janë pronë e SGS dhe mbrohen nga legjislacioni për pronësinë intelektuale.

Prandaj konsiderohet e pranuar që, në mungesë të autorizimit përkatës, çdo kopjim, i plotë apo i pjesshëm apo përdorim i një ose më shumë pjesëve të këtij informacioni, edhe nëse është i modifikuar, do të rezultonte në procedim juridik kundër jush ose trashëgimtarëve tuaj të ligjshëm.

Kjo mbrojtje mbulon të gjithë përmbajtjen e tekstit dhe grafikës së Faqen së Internetit, por edhe strukturën, emrin dhe paraqitjen stilistike të saj.

10. DISPOZITA TË tjera

Këto Kushte të Përgjithshme do t'i nënshtrohen zbatimit të ligjit francez.

Këto Kushte të Përgjithshme mund të ndryshohen në çdo moment nga SGS. Kushtet e Përgjithshme që aplikohen për Përdoruesit janë ato që janë në fuqi në datën e kërkesës ose të lidhjes me Faqen e Internetit. SGS merr përsipër të ruajë të gjitha Kushtet e Përgjithshme të mëparshme dhe t'ia dërgojë ato çdo Përdoruesi që i kërkon.

Në rast se një apo disa nga klauzolat e këtyre Kushteve të Përgjithshme deklarohen të pavlefshme me një vendim ligjor, ky zhvlerësim nuk nënkupton zhvlerësimin e të gjitha klauzolave të tjera, të cilat do të vazhdojnë të jenë në fuqi.

Në rast se SGS pezullon për një afat të përkohshëm apo të përhershëm zbatimin e një ose më shumë klauzolave të Kushteve të Përgjithshme aktuale, kjo nuk do të nënkuptojë humbjen e të drejtës për të kërkuar përmbushjen e Kushteve të Përgjithshme të mbetura.

Çdo kërkesë për zgjidhje të mosmarrëveshjeve do t'i drejtohet ekskluzivisht Gjykatave që mbulojnë juridiksionin e Selisë përkatëse të SGS.

Back to top