PËRSE DUHET TË KRYENI

KONTROLLIN TEKNIK?

Sepse është detyrim ligjor

Në mënyrë qe ju të përmbushni detyrimet e përcaktuara në Kodin Rrugor të Republikës së Shqipërisë, neni 79, dhe standartet e përcaktuara në “Manualin e Kontrollit Teknik te Automjeteve” nga Ministria e Transportit dheTelekomunikacionit, si dhe rregullore të tjera ndërkombëtare në fushën e sigurisë rrugore, cdo automjet i rregjistruar dhe që qarkullon në  territorin e Republikës së Shqipërisë duhet t’i nënshtrohet kontrollit teknik periodik, sipas intervaleve dhe afateve të përcaktuara nga ligji.

 

Kontrolli teknik do të konstatojë gjendjen teknike të automjetit tuaj në momentin e testimit dhe do të krahasojë këto rezultate me standartet ligjore në fuqi. Në rast se automjeti juaj i plotëson këto standarte, ai do të pajiset me “Çertifikatën e Kontrollit Teknik”.

 

Në rast se automjeti juaj nuk kalon…

 

Në rast se automjeti juaj nuk kalon kontrollin teknik, ju duhet të riparoni difektet dhe duhet të sillni automjetin për rikontroll në të njëjtën Qendër të Kontrollit Teknik të operuar nga SGS Automotive Albania.

 

Në momentin që ju keni kryer riparimet e nevojshme, ju mund të sillni automjetin tuaj për rikontroll brenda një periudhe 30 ditore nga data e kontrollit të parë.

 

Bazuar në të njëjtën kornizë ligjore, ju do të penalizoheni në rast se qarkulloni me një automjet i cili nuk është i pajisur me një Çertifikatë të vlefshme të Kontrollit Teknik, lëshuar nga operatori SGS Automotive Albania.

 

Sepse do t’ju ndihmojë të përmirësoni sigurinë tuaj në rrugë

 

Aksidentet rrugore po bëhen çdo ditë e më shumë një problem në rritje në të gjithë globin. Përveç faktorit njerëzor apo faktorëve të tjerë, gjendja teknike e automjeteve është një nga shkaqet e këtyre aksidenteve.

 

Qëllimi kryesor i të gjitha ligjeve dhe rregulloreve në fuqi në lidhje me kontrollin teknik të automjeteve është rritja e sigurisë rrugore për të gjithë përdoruesit e rrugës.

 

Duke kontrolluar automjetin tuaj, ju përmbushni jo vetëm një detyrim ligjor; ju gjithashtu informoheni në rast se automjeti juaj ka nevojë për riparime që ju ndihmojnë të shmangni aksidentet.

Back to top