RRITNI MUNDËSINË TË

KALONI KONTROLLIN TEKNIK

Përpara se të paraqiteni për kryrjen e kontrollit teknik ju sugjerojmë t'i kryeni disa kontrolle paraprake mjetit tuaj në mënyrë që të maksimizoni mundësinë që automjeti juaj të kalojë testimin.

 

Dritat

• Sigurohuni që fenerët e automjetit tuaj funksionojnë mirë dhe që nuk janë të dëmtuar në asnjë mënyrë

• Sigurohuni që sinjalet, dritat sinjalizuese në kruskot, dritat e pasme, stopat, dritat e lëvizjes mbrapsht dhe dritat e ndriçimit të targave punojnë shumë mirë.

• Sigurohuni që stopat reflektues nuk janë të dëmtuar.

• Mbani një set me llampa rezervë në automjet.

 

Frenat

 

• Në rast se vëreni probleme kur frenoni me automjetin tuaj (p.sh. automjeti devijon në një krah, ka zhurmë të pazakontë etj.) ai mund të ketë nevojë për riparim. Bëni një kontroll dhe kryeni riparimet e nevojshme përpara se automjeti ti nënshtrohet kontrollit teknik.

• Kontrollo nivelin e lëngut të frenave. Niveli i ulët mund të jetë shenjë për rrjedhje në tubat e sistemit të frenimit, të cilët duhen riparuar.

 

Rrotat

• Kontrollo cilësinë dhe fryerjen e rrotave të automjetit. Në rast se gomat e automjetit janë të konsumuara apo të deformuara (gunga), ndërroji.

• Në rast se vëren konsum në anët e gomave, kjo është një shenjë që automjeti juaj ka probleme me gjeometrine e rrotave dhe/ose në sistemin e amortizimit , te cilat duhen riparuar.

• Legjislacioni aktual parashikon 1.6 mm si nivel minimal të thellësisë së lules së gomës.

 

Targat e automjetit

• Kontrolloni që targat e automjetit tuaj janë të montuara në rregull, nuk janë të dëmtuara dhe nuk janë të çngjyrosura.

 

 

kontrolle TË TJERA TË DOBISHME...

 

Kontroll i pjesës së jashtme të automjetit

• Kontrolloni që nuk ka njolla vaji në vendin ku ju parkoni rregullisht

• Dyert dhe dritaret duhet të hapen dhe të mbyllen normalisht.

• Sigurohuni që xhamat e automjetit tuaj plotësojnë kushtet ligjore në fuqi.

• Karroceria e automjetit tuaj nuk duhet të ketë cepa të mprehtë dhe pjesët përbërëse janë të montuara rregullisht.

• Kontrolloni që fshirëset e xhamit dhe pasqyrat janë të montuara në mënyrë të rregullt në automjet.

 

Kontroll i pjesës së brëndshme të automjetit

• Sigurohuni që të gjithë rripat e sigurimit dhe mekanizmi bllokues i tyre të jenë prezent, funksionojnë rregullisht dhe rripat nuk janë të dëmtuar..

• Kontrolloni që boria e automjetit tuaj punon rregullisht.

• Sigurohuni që të gjitha ndenjëset e automjetit janë të montuara në mënyrë të rregullt dhe janë në gjendje të mirë.

 

Back to top