GRUPI SGS

SGS SHKURTIMISHT

 

Kudo që ndodheni në këtë planet, në cilëndo industri të jeni të angazhuar, ju mund të mbështeteni dhe besoni në stafin tonë ndërkomëtar të ekspertëve të cilët do t’ju ofrojnë në çdo moment zgjidhje të specializuara për ta bërë biznesin tuaj më të shpejtë, më të thjeshtë dhe më efiçient. Ne bashkëpunojmë me ju duke ju ofruar shërbime të pavarura të cilat ndihmojnë në minimizimin e riskut, optimizimin dhe përmirësimin e vazhdueshëm të proceseve tuaja të punës.

 

PROFILI I GRUPIT TONE

 

SGS është kompania lider në botë në fushën e inspektimeve, verifikimeve, testimeve dhe çertifikimeve. Ne jemi të njohur dhe të pranuar si model i cilësisë dhe integritetit. Me më shumë se 90,000 punonjës, ne operojmë një rrjet prej më shumë se 2,000 zyrash dhe laboratoresh në të gjithë botën.

Shërbimet tona thelbësore mund të klasifikohen në 4 kategori:

  • Inspektimi: gama jonë shumë e gjerë e shërbimeve të inspektimit dhe verifikimit, si kontrolli i gjendjes dhe peshës së mallrave gjatë transporteve ndërkombëtare, do t’ju ndihmojnë të kontrolloni në çdo moment cilësinë dhe sasinë e tyre si dhe të plotësoni çdo kërkesë ligjore të vendeve apo tregjeve të ndryshme.
  • Testimi: rrjeti ynë ndërkombëtar i laboratoreve testuese, i operuar nga stafi ynë i përgatitur dhe me mjaft eksperiencë ju mundëson kontrollin e riskut, shkurton afatet e daljes në treg të mallrave tuaja dhe kontrollon cilësinë, sigurinë dhe performancën e produkteve tuaja krahasuar me standartet ligjore të sigurisë dhe mbrojtjes së shëndetit.
  • Çertifikimi: nëpërmjet çertifikimit ne ju mundësojmë të demostroni që produktet tuaja, proceset e punës, sistemet apo shërbimet që ju ofroni janë në përputhje, qoftë me standartet kombëtare apo ato ndërkombëtare si dhe me rregulloret dhe standartet e përcaktuara nga vetë klientët. 
  • Verifikimi: ne sigurojmë që produktet dhe shërbimet plotësojmë standartet ndërkombëtare dhe lokale. Duke kombinuar shtrirjen tonë globale me përvojat lokale dhe duke shfrytëzuar eksperiencën dhe ekspertizën e pashoqe në pothuajse çdo industri, SGS mbulon gjithë zinxhirin e konsumit duke filluar nga lëndët e para deri tek produkti përfundimtar.


Për të ofruar shërbimet më të mira në treg, kudo që ato kërkohen, ne tejkalojmë vazhdimisht pritshmëritë e klientëve tanë dhe të shoqërisë. Si lider në ofrimin e zgjidhjeve të specializuara të cilat përmirësojnë cilësinë, sigurinë, produktivitetin dhe zvogëlojnë riskun, ne ndihmojmë klientët tanë të orientohen në një botë e cila po përmirëson standartet e saj çdo ditë. Shërbimet tona të pavarura i shtojnë vlerë të konsiderueshme punës së klientëve tanë dhe sigurojnë qëndrueshmërinë e saj.

Përveç ofrimit të shërbimeve që promovojnë zhvillim të qëndrueshëm, një nga vlerat tona është edhe zhvillimi i qëndrueshëm i vetë kompanisë sonë. Për ne, qëndrueshmëri është menaxhimi afatgjatë i një biznesi fitimprurës duke patur gjithmonë në vëmendje të gjitha efektet pozitive apo negative të këtij biznesi në mjedis, shoqëri dhe ekonomi.

 

VIZIONI YNE

 

Ne synojmë të jemi kompania e shërbimeve më konkurruese dhe produktive në të gjithë botën. Për të qenë më të mirët ne përmirësojmë çdo ditë aftësitë tona themelore në fushën e inspektimeve, verifikimeve, testimeve dhe çertifikimeve, që është edhe zemra e asaj çfarë ne jemi. Ne do të angazhohemi vetëm në ato fusha ku jemi të bindur në aftësinë tonë për të ofruar një shërbim të pakrahasueshëm dhe konkurrues për klientët tanë në të gjithë botën.

 

VLERAT TONA

 

Gjatë rrugës dhe përpjekjeve për përmbushjen e vizionit tonë ne synojmë të identifikohemi për pasionin, integritetin, shpirtin tonë sipërmarrës dhe novator. Janë këto vlerat që na drejtojnë në çdo hap që ne hedhim dhe që formojnë themelet e shëndosha mbi të cilat është ngritur organizata jonë.

 

HISTORIA JONE                           

   

E themeluar në vitin 1878, SGS transformoi totalisht tregun e grurit në Europë duke ofruar shërbime novatore në fushën e inspektimeve agrare. Kompania u regjistrua në Gjenevë nën emrin  Société Générale de Surveillance në vitin 1919. Për herë të parë aksionet e kompanisë u listuan në Bursën e Zvicrës (SWX) në vitin 1985. Që nga viti 2001, ne kemi vetëm një kategori aksionesh që përbëhet nga aksione të rregjistruara.

Struktura aktuale e kompanisë, e formuar në vitin 2001, përbëhet nga dhjetë linja biznesi të cilat operojnë të organizuara në dhjetë rajone gjeografike. Që nga fillimet tona në vitin 1878 si zyrë për inspektimin e grurit, ne jemi rritur vazhdimisht për tu bërë lider në industrinë ku ne operojmë. Ne e kemi arritur këtë nëpërmjet përmirësimit dhe novacionit të pandërprerë si dhe duke ndihmuar klientët tanë përmes mbështetjes që u kemi dhënë atyre për zvogëlimin e riskut dhe përmirësimin e produktivitetit. Për më shumë informacion ju lutemi të vizitoni  www.sgs.com .

 

INTEGRITETI NE SGS

 

Integriteti është zemra e SGS-së. Besimi që ne frymëzojmë tek klientët tanë dhe të gjitha palët e interesuara është çelësi i suksesit tonë, si organizatë dhe si individë. Si udhëheqës në industrinë ku operojmë ne respektojmë standartet më të larta të sjelljes profesionale. Kodi ynë i Integritetit përcakton principet kryesore për Grupin e Kompanive SGS dhe është shprehje e vlerave të cilat përshkruajnë organizatën tonë, të gjitha bizneset dhe degët e saj.

Të gjithë punonjësit tanë janë të angazhuar të respektojnë Kodin e Integritetit

Back to top