Historia

Në muajin shkurt të vitit 2008, Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë caktoi Ministrinë e Punëve Publike dhe Transportit të fillonte dhe drejtonte procedurën e dhënies me koncension të Shërbimit të Kontrollit të Detyrueshëm Teknik të Mjeteve me Motor dhe Rimorkiove të tyre në Republikën e Shqipërisë. Kjo procedurë parashikonte dy faza, fazën e parakualifikimit dhe atë finale. Vetëm kompanitë që do të plotësonin kërkesat e larta të fazës parakualifikuese do të kishin mundësinë ti paraqisnin ofertën financiare Qeverisë Shqiptare.

 

Në vitin 2008 Shqipëria kishte një flotë totale prej afërsisht 200.000 mjete të të gjitha llojeve me një normë rritjeje të kësaj flote prej 6% në vit. Të gjitha automjetet duhet të paraqiteshin minimalisht një herë në vit për të kryer shërbimin e detyrueshëm të kontrollit teknik.

 

SGS vizitoi 14 Qendrat e Kontrollit ekzistuese, për të vlerësuar gjendjen dhe parashikuar investimin e nevojshëm për  rikonstruksionin e tyre, bazuar në standartet ndërkombëtare të këtij shërbimi.

 

Me 18 Dhjetor 2008 SGS paraqiti ofertën e saj teknike dhe financiare pranë Komisionit të Procedurës Konkurruese në Ministrinë e Transportit dhe Telekomunikacionit. Me datën 23 Janar 2009, SGS u shpall fituese në këtë procedurë.

 

NENSHKRIMI I KONTRATES KONCENSIONARE

 

Në përfundim të negociatave teknike, me datë 03 Shtator të vitit 2009, zoti Sokol Olldashi, Ministër i Punëve Publike dhe Transportit dhe zoti Jacques Vollenweider nga SGS, në prani edhe të mediave më të rëndësishme në Shqipëri, nënshkruan Kontratën për “Dhënien me Koncension të Shërbimit të Kontrollit të Detyrueshëm Teknik të Mjeteve me Motor dhe Rimorkiove të tyre në Republikën e Shqipërisë". 

 

DITA E HAPJES

 

Në datën 06 Shtator 2010, një vit pas nënshkrimit të Kontratës, kompania koncensionare SGS Automotive Albania përfundoi fazën e investimeve në 14 Qendrat Ekzistuese dhe në Qendrën e Re të Kontrollit Teknik në Fushë-Prezë, Tiranë dhe u autorizua nga Ministria e Punëve Publike dhe Transportit të aplikonte procedurat e reja të kontrollit teknik të automjeteve.  

 

SGS AUTOMOTIVE ALBANIA

 

SGS Automotive Albania Shpk. është regjistruar në datën 14 Shtator 2009, me zyra qëndrore në Tiranë. Aksionet e saj zoterohen 100% nga SGS SA. Aktualisht SGS Automotive Albania operon një rrjet prej 15 Qendra Kontrolli të shtrira në të gjithë vendin, me një numër total prej 33 linja kontrolli per automjetet dhe me një personel të specializuar prej më shumë se 120 persona. Për më shumë informacion në lidhje me shërbimin e kontrollit teknik në Shqipëri, ju sugjerojmë të konsultoni detajet e mëtejshme në këtë faqe interneti!

 

Si pjesë e Grupit SGS, SGS Automotive Albania është e angazhuar plotësisht të respektojë Kodin e Integritetit SGS .

Back to top