KUR DUHET TË KRYENI

kontrollin teknik?

 

 

Kontrolli teknik i detyrueshëm i mjeteve përfshin:

 

–  Kontrollin teknik vjetor

 

Ju duhet të kryeni kontrollin teknik të mjetit rrugor menjëherë pas regjistrimit  dhe pajisjes me targa dhe leje qarkullimi nga organet kompetente, përveç rasteve të parashikuara ndryshe në Kodin Rrugor të Republikës së Shqipërisë.

 

Afati kohor i kryerjes së Kontrollit Teknik Vjetor është 1 (një) vit dhe kryhet për të gjitha mjetet rrugore të përcaktuara në pikën 1, germa “f” deri në “l” të nenin 47 të Kodit Rrugor të Republikës së Shqipërisë.

 

–  Kontrollin teknik periodik

 

Afati kohor i kryerjes së Kontrollit Teknik Periodik është 6 (gjashtë) muaj pas kryerjes së Kontrollit Teknik Vjetor dhe kryhet për të gjitha mjetet rrugore si më poshtë:


    •  Taksitë

    •  Mjetet rrugore që përdoren për qëllime mësimore dhe autoshkolla

    •  Autoambulancat

    •  Autovetura me 8+1 vende, përfshirë edhe drejtuesin e mjetit

    •  Autobusët

    •  Mjetet rrugore që përdoren për transportin e mallrave të rrezikshme

 

–  Mjetet e reja

 

Afati kohor i kryerjes së Kontrollit të parë Teknik për mjetet e reja rrugore është brenda 1 (një) viti nga data e regjistrimit të parë. Pas kontrollit të parë këto mjete rrugore i nështrohen Kontrollit Vjetor dhe Periodik sipas afateve të përcaktuara më sipër.

Back to top