NJOFTIME DHE EVENTE
NJOFTIM - SGS Automotive Albania nuk është më operatori për kryerjen e shërbimit të kontrollit teknik
Tiranë, më 01.01.2021
Ju informojmë që prej datës 01.01.2021, Kontrolli Teknik i Mjeteve Rrugore dhe Rimorkiove në Republikën e Shqipërisë, nuk kryhet më nga shoqëria SGS Automotive Albania shpk.
Për informacione zyrtare mbi rifillimin e këtij shërbimi nga ana e DPSHTRR, ju sugjerojmë të konsultoni faqen www.dpshtrr.gov.al .
SGS Automotive Albania shpk
